Njoftohet lista, 10 klube të Premier League do t’i luajnë ndeshjet me tifozë pas 2 dhjetorit

26 Nëntor 2020, 14:44| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 14:46

  • Share

Më 2 dhjetor tifozët do të mund të rikthehen në disa stadiume të Anglisë si pasojë e lehtësimit të masave të njoftuara më herët nga kryeministri Boris Johnson. Port ë gjithë stadiumet e Premier League-s do të kenë fansa, pasi disa qytete atje bëjnë pjesë në zonën 3 të rrezikut.

Sekretari i shtetit për shënetësinë Matt Hancock ka bërë të ditur se si janë të ndarë qytet në zona, e për rrjedhojë se cilat stadiume do të happen. Lajmi jo i mirë është se asnjë nga stadiumet nuk do të ketë katër mijë tifozë. Kjo sepse asnjë qytet ku ka klube të Premier League nuk është në zonën një të rrezikut.

Ndërkohë klubet që ndodhen në zonën dy dhe që do t’u lejohet nga 2 mijë tifozë në stadium janë: Arsenali, Brigton, Chelsea, Crusyal palace, Everton, Fulham, Liverpool, Southampton, Tottenham dhe West Ham.

Sakaq klubet që do ta kenë ende stadiumin e mbyllur, pasi ndodhen në zonën tre janë: Aston Villa, Burnley, Leeds United, Leicester, Manchester City, Manchester United, Neëcastle, Shefield United, West Bromëich dhe Wolves.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?