NJOFTIM/ Pezullohet lundrimi për anijet e linjave Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë, shkak moti i keq

10 Shkurt, 10:29| Përditesimi: 10 Shkurt, 13:05

  • Share

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se është ndaluar dhënia e leje – nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar, përgjatë datave 10, 11 dhe 12 të këtij muaji.

Po ashtu, njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjat Vlorë-Brindisi-Vlorë dhe Durrës-Bari-Durrës nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 10-11-12.02.2024  duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port  dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE - NISJES GJATË DATAVE 10-11-12.02.2024  DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike.

 3.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024”,-thuhet në njoftim.

 

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?