Nga 8-12 janar do të ketë devijim të trafikut në rrugën e Unazës në Durrës

5 Janar, 21:09| Përditesimi: 5 Janar, 23:38

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije ditën e sotme se nga data 8-12 janar do të bëhet devijimi i trafikut rrugor në rrugën e Unazës në Durrës.

Shkak i këtij devijimi mësohet të jetë zhvillimi i punimeve që do të realizohen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”.

Ndër të tjera, ARRSH njofton se në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës, që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?