Njihuni me ‘tarzanin e Dibrës,’ zhytet në ujë me akull e temperatura – 12 gradë! Shulku: Majën e Korabit e kam ngjitur mbi 20 herë

26 Janar, 14:50| Përditesimi: 26 Janar, 15:31

  • Share

Izet Shulku, është dibrani që në qytet është pagëzuar ”Tarzani i Didrës”. I pëlqen të  sfidojë temperaturat e ulëta, noton në ujin e akullt.

Temperaturat deri në 12 gradë nën zero, nuk e pengojnë aspak të zhytet mes ujit të ftohtë me akull.

Izeti është 50 vjeç këtë sport ekstrem e ka ushtruar prej  20 vjetësh.

Izeti rrëfen për Report Tv se si e nisi këtë sport ekstrem, të cilin thotë se nuk e ndërron me asgjë.

“Prej vitesh e vijon. Hobi im ishte stërvitja zhytja në borë në akull. Aty gjej kënaqësinë time shpirtërore. Më shumë flej nëpër male ndihem më i lumtur.

Një tjetër pasion i Tarzanit të Dibrës është ngjitja e maleve më të larta të vendit, në shi e në diell.

Tregon se është ngjitur qindra herë në malin e Korabit që është 2764 metra i lartë dhe ka qenë udhërrëfyes për shumë turistë që kanë dashur të vizitojnë majat mallet e Dibrës.

"E kam ngjitur mbi 20 herë malin e Korabit"

Izeti përveç sportit dhe pasjonit për natyrën ka nje biznes të vetin lokal ky dhe aty e gjetëm që gatuan shumë mirë të gjitha ushqimet tradicionale të Dibrës

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luiza: 27/01/2024 07:57

    Bravo te qoft ti je shqiptar i vertet qe nuk e leshin vendin tend asnjëher bravo je ????

    Përgjigju
  • Tirona: 26/01/2024 15:47

    izet bravo dhe komplimenta per elokuencen ne te folur! dituria ka lind ne diber bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?