Njihuni me raketën ruse që mund
të zhdukë një shtet sa Teksasi 

21 Korrik 2016, 21:56| Përditesimi:

  • Share
Satan 2 është raketa e projektuar nga ushtria ruse që nga viti 2009, por me ndryshimet e bëra kohët e fundit, kjo raketë ka forcë të tillë sa mund të hedh në erë një shtet me sipërfaqen e Francës ose Teksasit. Raketa ruse mban në brendësi të saj 10 bomba bërthamore të rënda, ose 15 bomba në përmasa të vogla.

Raketa është projektuar për t’iu kundërpërgjigjur projektit amerikan "Prompt Global Strike", sistemi që premtonte të dërgonte predha të telekomanduara në çdo pikë te planetit brenda një ore.

raketa

Por duket se Rusia nuk do të ndalet me kaq pasi Satan 2 edhe për pak kohë do të zëvendësohet "RS-36 Sarmat".
raketa

Raketë e prodhuar nga Bashkimi Sovjetik që në vitin 1974, për të cilën NATO pranoi se ishte e para që e çonte Rusinë në përparësi ndaj tyre, ndaj dhe që prej asaj kohe këto raketa u pagëzuan si “Satan” , por sipas specialistëve rus që merren me projektimin dhe ndërtimin e këtyre raketave shprehen se raketa "RS-36 Sarmat" që është në ndërtim e sipër nuk do të ngjasoj aspak me të parën.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?