Kronikë

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

13 Prill 2021, 07:14| Përditesimi: 13 Prill 2021, 07:16

  • Share

Dita e sotme do të nisë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila gjatë paradites pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar dhe të pakët në veri dhe pjesërisht qendër.

Sipas Meteoalb, këto kushte të motit mbeten deri pasdite vonë kur reshjet e pakta përfshijnë gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor- duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?