Njihuni me Matia Matin, maturantin me aftësi të kufizuara që jep provime ‘ndryshe’: Pasi t’i mbaroj, do iki në Gjermani, të bëhem kuzhinier

11 Qershor 2023, 20:15| Përditesimi: 11 Qershor 2023, 20:26

  • Share

Ndryshe nga  maturantët e tjerë Matia  provimet e Maturës  i ka të personalizuara.

Jeta  e tij nuk ka qenë aspak e lehtë. Në gjysmë paralizë, shoqërohet nga nëna e tij, e cila tregon se Matia ka probleme me dëgjimin dhe i prekur nga një tjetër diagnozë. Por ai sërish gjen kurajë për të ecur para.

Matia Mati është maturant i një shkolle profesionale në Tiranë në degën e Hoteleri-Turizmit. 2 provimet e para  ka kryer tashmë dhe pritshmëritë për rezultatet i ka të larta.

“Isha përgatitur shumë për këtë provim. Do marr 10“- thotë ai.

Pas provimeve Matia e mendon të ardhmen  jashtë vendit. Madje ai e ka vendosur dhe datën kur do të largohet drejt Gjermanisë, bashkë me nënën dhe motrën, ndërsa babai I ndërroi jetë para kohe. Atje i pret motra e tyre e madhe.

“Do iki në Gjermani. Në datën 27. Dëshiroj të bëhem kuzhinier. ”- thotë ai.

Pasionin e tij për kuzhinën e zhvillon  edhe në shtëpinë e tij, duke u gatuar dy familjarëve të tij.

"Gatuaj edhe në shtëpi.bëj sallatë jeshile, kotoleta..." vijon ai. 

Për herë të parë 170 maturant me aftësi të kufizuar po testohen në provimet e Maturës  me teste të posaçme.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anida: 11/06/2023 20:52

    Jet dhe shendet si di drita je marshalla o zot fat te kesh .

    Përgjigju
  • Turi: 11/06/2023 20:41

    MashAllah. Ja befte zoti mbare kudo te shkoje se forza e kti djali eshte per tu admiruar. Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?