Njihuni me Kampionin e Botës në Boks të sapo shpallur në Gjermani…Shefat Isufi: “fitova ndjeshjen por….”

28 Shkurt 2023, 13:16| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 13:20

  • Share

”Ditën e shtunë u bë ndeshja më e rëndësishme e jetës time, kundër kisha një argjentinas të peshës time dhe nuk ishte një ndeshje e lehtë”, e nis rrëfimin Shefat Isufi, djali nga Lugina e Preshevës që jeton dhe punon në Gjermani prej shumë vitesh.

”Ndeshja ishte shumë e mirë nga aspekti taktik, por unë personalisht isha i pakënaqur, paçka fitores” vazhdon më pas ai.

 “Isha jo në gjendje të mirë shëndetësore, por forca dhe vullneti që i dhashë vetes bëri që të dal Kampion Bote dhe i thënë vetes që po, ti mundesh” shtoi Shefati teksa kishte pak vështirë në bisedë, për shkak të plagëve në fytyrë që ishin ende të freskëta.

”Kjo është për mua fitorja e 34-t në një garë të rangut profesionist dhe paçka shenjave që kam sot në fytyrë, sot jam i lumtur që flamuri shqiptar u valvit mbi supin tim si Kampion Bote” tha Shefati gjatë lidhjes skype nga Gjermania.

Ai ka konkuruar për herë të parë në Kampionatin Gjerman të Boksit, në vitin 2010, kohë kur erdhi për herë të parë në Gjermani. Sot Shefatin e gjejmë mes emrave më të mirë të boksit gjerman, duke konkuruar denjësisht me kampionët. Sa i takon Mynihut, ku ai jeton, Shefati mendon se ky është një vend shumë interesant për të jetuar dhe që të jep mundësi pafund në aspektin e karrierës dhe atë profesional. Edhe pse ka vite që jeton në Gjermani, ai kurrë s’e ka harruar origjinën e tij shqiptare, gjë që e tregon në çdo ndeshje boksi që konkuron, duke mbajtur flamurin kuq e zi mbi shpatullat e tij.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?