Njihuni me Ilir Çapunin, inxhinierin shqiptar pjesë e projektit për ndërtimin e dronit 'Bayraktar'

7 Shtator 2023, 15:58| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 01:02

  • Share

I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Ilir Çapuni, shqiptari që është përfshirë në projektin e ndërtimit të dronit të njohur turk "Bayraktar". Kur nisi projekti ai u përzgjodh mes shumë inxhinierëve për të ndërtuar dronin e famshëm ushtarak. Gjatë karrierës së gjatë, Iliri është përfshirë në shumë projekte kryesisht në fushën e IT apo Robotikës, me pajisjet eksperimenale autonome.

“Projekti në fjalë është një investim në kohë që e konsideroj si ndër më të mirën e karrierës time” tha në fillim të bisedës Iliri, ku u shpreh se tashmë e thotë me krenari se ka qenë pjesë e kësaj iniciative.

Ilir Çapuni ka marrë titullin e doktorit të shkencave kompjuterike në Boston University në vitin 2012, ndërsa ka ligjeruar në Universitete Private nga vitit 2013 deri në vitin 2016. Është themelues i Laboratorëve të Ekselencës në Tiranë nga i cili kanë dalë disa produkte dhe kompani spin, ndërsa mban dhe statusin e njërit nga themeluesit e konferencës shkencore Balkan Communications Conference dhe është një ndër anëtarët e bordit drejtues të saj, edicioni i parë i të cilës u mbajt në Tiranë në maj-qershor 2017.

Inxhinieri vazhdon të jetë kërkues aktiv në disa fusha të shkencave kompjuterike, pa harruar se është dhe njëri nga themeluesit e rrjetit social të decentralizuar me seli në Cambridge (SHBA). Jetën dhe karrierën profesionale e ndan mes Ulqinit, Tiranës dhe Turqisë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Ilir Çapuni ka stërvitur ekipin olimpik të Shippers në informatikë duke sjellë medaljen e parë nga një olimpiadë ndërkombëtare.

MC//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sinan: 07/09/2023 19:22

    Mendova se e kishte shpikur Sinan Çami ket dronin,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?