Njihuni me gjyshërit e famshëm të rrjeteve sociale që numërojnë mijëra klikime, Burbuqe Elezi: Si e binda tim shoq për të realizuar video në ‘Tik Tok’

10 Nëntor 2022, 12:31| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 12:46

  • Share

Burbuqe dhe Astrit Elezi janë gjyshërit më të famshëm të rrjeteve sociale, ata numërojnë mijëra klikime në videot gazmore që realizojnë sëbashku. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” tregojnë më tepër për këtë hobi që tashmë i ka bërë të famshëm. 

 Burbuqe Elezi thotë se ishte e para që iu bashkua rrjeteve sociale për të realizuar video, ndërsa bashkëshorti nuk pranonte të bëhej pjesë e këtyre videove por duke parë se sa shumë po pëlqeheshin videot e të shoqes, vendosi të bëhej edhe ai protagonist. Tashmë ata realizojnë videot nga më të ndryshmet, gazmore por edhe me mesazhe të bukura brenda për çiftet e martuara. 

“Fillimisht nuk ia kisha idenë se çfarë ishin këto video dhe më bëri përshtypje  dhe thoja në këtë moshë të dalësh këtu. Por pastaj u mësova” tregon z. Astrit. 

“Tematikat e videoeve i zgjedhim bashkë, kur janë nga ato videot me tematika burrë e grua, i zgjedh ky, i ka me shumë qejf. Ne bëjmë video dhe me humor, por edhe me kuptim jo vetëm të qeshim, duke i dhënë më prioritet gruas” thotë më tej znj. Burbuqe. 


Rrjetet sociale sigurisht I ekspozojnë personat që bëhen pjesë të tyre edhe me komente jo fort të këndshme dhe këtyre nuk i kanë shpëtuar as çifti Elezi. 

“Fillimisht nuk na pëlqenin mesazhet negative, kurse tani shumë njerëz na mbështesin. Ka njerëz që nuk e kuptojnë shakanë, dhe thojnë si e rreh burrin kjo” tregon z. Astrit.

Tashmë në pension, çifti Elezi tregoi më tepër për jetën e tyre në Amerikë. 

“Po bëjmë 25 vite në Amerikë. Ne jemi nga Elbasani, jemi njohur atje, unë isha 15 vjec dhe burri 19 vjec. U martuam dhe ishim shumë të vegjël të dy edhe unë edhe burri” tha znj. Burbuqe.

Ndërsa tashmë kanë 44 vite sëbashku dhe ndajnë pozitivitet dhe energji të mirë në rrjetet sociale, duke bërë për të qeshur të gjitha moshat.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?