Foto ilustruese

Patenta shqiptare njihet edhe në Gjermani! Rama: Konfirmim kuptimplotë i transformimit të sektorit nga rrumpalla e 8 viteve më parë

11 Shkurt 2022, 12:45| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 14:24

  • Share

TIRANË- Nga sot e tutje, çdo shqiptarë do këtë mundësi që të lëvizë në Gjermani me patentë shqiptare. Kjo pasi shteti gjerman ka vendosur që të njohë lejen e drejtimit shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar si një lajm të mirë, por edhe si një komfirmim sipas tij për transformimit rrënjësor të sektorit. 

"Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane", njofton Rama. 

Gjermania shtohet në listën e shteteve që njohin patentën shqiptare.Në votimin e sotëm janë njohur edhe patentat nga Kosova.

Më herët në një njoftim zyrtar, Ministria e Jashtme ka hartuar me një listë të shteteve që njohin patentën shqiptare.  Lejet për drejtim automjeti të lëshuara nga autoritetet shqiptare aktualisht njihen nga këto shtete:
Belgjika: Shtetasit shqiptarë në Belgjikë, për një periudhë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare për drejtim automjeti. Në rast qëndrimi më gjatë në Belgjikë se periudha në fjalë, atëherë shtetasit shqiptarë duhet të bëjnë konvertimin e lejes së drejtimit shqiptare në leje drejtimi belge, sipas procedurave që ndiqen në komunat përkatëse.
Kroacia: Shtetasit shqiptarë në Kroaci mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.
Maqedonia e Veriut: Shtetasit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2013 e tutje.
Serbia: Shtetasit shqiptarë në Serbi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.
Mali i Zi: Shtetasit shqiptarë në Mal të Zi mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2015 e tutje.
Kosovë: Shtetasit shqiptarë në Kosovë mund të bëjnë njehsimin e lejeve të drejtimit bazuar në marrëveshjen dypalëshe që nga viti 2012 e tutje. Pas përfundimit të afatit, marrëveshja është rinovuar dhe ka hyrë fuqi në maj 2019.
Itali: Prej 12 korrikut në Itali njihen patentat shqiptare dhe e njëjta gjë do të ndodh edhe këtu me patentat italiane, vendim ky që i përfshin të gjitha lejet e drejtimit.
Së fundmi Gjermania.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?