Shqiptari i njohur si 'Dragoi i Pireut'

Njihej si ‘Dragoi i Pireut’, 28 vjeçari shqiptar ishte kthyer në ‘makth’ për vajzat greke, tentonte të abuzonte me to

8 Nëntor 2022, 09:55| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 10:05

  • Share

Momente makthi ka përjetuar një 20-vjeçare greke në Greqi e cila u dhunua seksualisht nga 28-vjeçari shqiptar i cili njihej ndryshe si “dragoi i Pireut”.

Britmat e vajzës që po përpiqej të shpëtonte nga furia e sulmuesit kanë qenë shokuesë, deklarojnë banorët.  Në pamjet e siguruara nga mediat greke, dëgjohet 20-vjeçarja teksa thërret fqinjët për ta ndihmuar, duke bërtitur se sulmuesi do ta vrasë, në momentin kur e godet me në kokë dhe në fytyrë.

Pas arriti të shpëtonte nga duart e tij, ajo ka trokitur në dyert e shtëpive përreth duke kërkuar ndihmë nga banorët e zonës.

28-vjeçari shqiptar e sulmoi atë në orën 2:30 të mëngjesit të së dielës pak para se të hynte në shtëpinë e saj. Vajza ka tentuar të reagojë dhe më pas agresori ka nisur ta godasë me grusht në fytyrë. Nga zërat e vajzës, një qiramarrës i pallatit ka lajmëruar policinë duke denoncuar se një grua po dhunohej.

Sapo ekipi i DIAS-it ka mbërritur në vendngjarje. me një makinë patrulle, ata e pyetën vajzën se çfarë kishte ndodhur dhe e gjetën burrin rreth një kilometër nga vendi i sulmit, pasi përshkrimet përputheshin me pamjen e burrit. Ai kishte një prerje flokësh të shkurtër, kishte veshur pantallona bezhë dhe një xhaketë të zezë, ndërsa në fytyrë kishte edhe gërvishtje nga thonjtë e 20-vjeçares e cila ishte përpjekur të shpëtonte.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?