Trump

'Njësoj si të burgosurit e tjerë', detaje nga burgu famëkeq amerikan ku pritet të dorëzohet Donald Trump

22 Gusht 2023, 17:07| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 17:16

  • Share

Donald Trump, Rudy Giuliani dhe 17 të pandehur të tjerë do të dorëzohen formalisht këtë javë në burgun Fulton, i njohur dhe si “Rice Street”.

Ish-presidentit dhe bashkë-të pandehurve të tij i është dhënë një afat deri më 25 gusht për tu dorëzuar, e për tu përballur me akuzat kundër tyre.Burgu i “Rice Street”, ku do të mbahet Donald Trump dhe të dyshuarit e tjerë, ndodhet në Atlanta dhe njihet për kushtet e tij të mjerueshme dhe të rrezikshme.

Zyrtarët e Qarkut Fulton dhe zyra e Sherifit të Qarkut Fulton thanë se Trump dhe të tjerët do të trajtohen si çdo i pandehur tjetër në atë burg.

“Nëse janë të paditur, ne do t’ju trajtojmë si të tillë. Dhe kështu ne do të marrim gjurmët e gishtërinjve, fotografitë, etj.”

Hapat që do të ndiqen derisa Trump të përfundojë brenda qelisë:

Sherifi, Charles Rambo thotë se të gjithë ata që përfundojnë në burgun e  “Rice Street”, hyjnë nga dera e përparme e godinës, si procedurë e zakonshme.

“Ata do të shoqërohen për në zyrën e marrjes së të dhënave në pjesën e pasme. Nga atje, me siguri do t’u duhet të kenë kravata, lidhëse këpucësh, të gjitha ato gjëra do tu hiqen. Prej aty, do t’u merren shenjat e gishtave dhe shkrepen fotografi burgu.”

Donald Trump-it dhe të tjerëve do tu bëhen fotografi si të pandehur, por nuk është e qartë nëse ato imazhe do të publikohen.Më pas ata kontrollohen nga zyrtarët dhe në një pikë u bëhet një ekzaminimim mjekësor, si dhe një kontroll njohurish para gjyqësore.

Por nuk është e qartë nëse e njëjta procedurë do të ndiqet për Trump dhe të pandehurit e tjerë të profilit të lartë.

“Nuk pres që Trump të kalojë disa orë në këtë burg, pasi sa më gjatë të rrijë, aq më shumë probleme do krijojë. Do të jetë një telash për të gjithë departamentin, ose të paktën për ata që do të jenë në burg kur ish presidenti të jetë aty. Do të jetë një cirk”, tha sherifi.

“Burgu në Rice Street nuk është një vend I këndshëm. Është i pisët dhe i frikshëm.”

Muajin e kaluar, Departamenti i Drejtësisë nisi një hetim për burgun Fulton, pas vdekjeve të shumta brenda godinës. Vitin e kaluar, një i burgosur u gjet I vdekur në qelinë e tij. Familja e viktimës tha se në humbjen e të afërmit ndikuan kushtet tepër të këqija dhe mungesa e higjienës.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 22/08/2023 19:11

    Shekulli XXI per SHBA filloi shume keq me sulmin e Bin Ladenit ne New York me 11 shatotr 2001 dhe vazhdoi me sulmin e Capitolit me frymezimin dhe nxitjen e Donald Trumpit me 6 janar 2021. Burgun e ka pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?