‘Njësia 10 është transformuar, nga errësira doli në dritë’, Veliaj: E tha edhe Besnik Mustafaj, te Luli s’beson as e shoqja se nuk e voton

12 Shkurt 2021, 16:10| Përditesimi: 12 Shkurt 2021, 19:25

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim në njësinë 10 të Tiranës, ku së bashku me deputetin Fatmir Xhafaj, iu kujtoi banorëve të zonës se vetëm 5 vite më parë, kur në krye të bashkisë ishte Lulzim Basha, lagjet ishin në errësirë të plotë, mungonin pusetat dhe era e plehrave kundërmonte.

“Kur filluam punën, Njësia 10 ishte e gjitha një landfill i madh. Në 80% të njësisë nuk kishte kapakë pusetash. Në Rrugën e Kavajës ishin prerë të gjitha pemët, thyer të gjitha poçat, 90% e lagjeve ishte në terr, m’u në zemër të Tiranës, plehrat mullar. Sot na duket si përrallë nga e kaluara, është dita me natën. Por, ky transformim vjen nga etja jonë për të bërë më shumë punë dhe për të ecur përpara”, u shpreh kryebashkiaku.

Veliaj tha se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të të jepet mundësia të transformosh shkollat, kopshtet dhe terrenet sportive të qytetit.

“Unë jam rritur tek Njësia 10. Kënaqësia që të jep mundësia për të ndryshuar shkollën tënde është e paimagjinueshme. Kënaqësia kur rregullon fushat e tenisit, kopshtet dhe çerdhet, është e paimagjinueshme, sepse është dita me natën me ato kopshtet e zaptuara që trashëguam”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi nga Njësia 10 se PD-LSI po rikthejnë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar të larguar nga Vetting-u, në emër të ndryshimit.

“Dollapin e rraqeve të tranzicionit po na e paketojnë si ndryshim. Nuk po ju flas për meme, por për njerëz që kanë marrë vendime kundër shqiptarëve. U bë reforma në drejtësi, ikën ata që e kishin uzurpuar. Nëse nuk kanë lidhje me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, pse po i kandidojnë në listat e LSI-së dhe të PD-së? Ata duhet të gëzohen kur hiqen këta çibanë nga trupi i drejtësisë. Përkundrazi, po i marrin në mbrojtje dhe iu thonë hajde kandidoni, pasi ju ka hequr vetting-u, që të kemi mjaftueshëm vend në parlament të bllokohet reforma në drejtësi. Nuk ka për të ndodhur!”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se, po na ofrohet jo vetëm dollapi i rraqeve të tranzicionit, por njerëz që nuk fitojnë dot besimin te tavolina e tyre e bukës dhe nuk dalin dot më shumë se me veten e tyre me një foto ekstra nga shtëpia e tyre.

“Keni parë lider botëror që do të marrë pushtetin, por që nuk e voton gruaja e vet? E tha mirë Besnik Mustafaj, kur s’ka besim as familja jote, kërcet diçka, kur del nga shtëpia me votën tënde tek-pull, kërcet diçka, se nuk i bind dot as ata. Çuni i xhaxhait nuk ka besim as te kushëriri i vet! Këta e kanë kollaj, se si në Gërdec thonë: “jo, jo, nuk janë fisi im”. Si? Nuk janë fisi yt? Stili i Saliut, “baxhanaku që vdiq në Gërdec nuk është i imi”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se PD kërkon të ndërtohet për familjet e tyre dhe për vilat e Lulzim Bashës. 

“Dëgjoja Joridën dje dhe Gert Bogdanin, që thoshin ndërtimet në Tiranë. Pra, kur ndërton familja Tabaku dhe familja Bogdani, ndërtimet janë ok, kur ndërton dikush tjetër, që s’është as i mamit e as i babit, atëherë ndërtimet janë gabim. Vetëm kur PD-ja përfiton, pasurohet, bëhet me 5 vila!”, tha ai.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 14/02/2021 00:26

    NA kenaqe o veliaj ,,e ke bere tiranen lule,,,pallate cep e me cep ,,ka lezet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?