Shkelzen Berisha dhe Nuel Kalaj

Njeriu i dosjes CEZ si bashkëpunëtor i Shkëlzen Berishës, fushatë për PD-në

20 Mars 2021, 19:27| Përditesimi: 20 Mars 2021, 19:34

  • Share

E mbani mend Nuel Kalajn? Një personazh që një komision parlamentar publikoi dokumentet se ishte ndërmjetësi për shitjen e OSHE tek kompania çeke CEZ, e që kishte tërhequr në vitin 2009 brenda ditës 5 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë.

Njeriun që mbante kontakte dhe kishte miqësi me djalin e kryeministrit të kohës Sali Berisha? Në këtë fushatë, qytetari i Kosovës nga Rrafshi i Dukagjinit, është shpërndarësi më i rregullt i postimeve të Partisë Demokratike, sidomos ato që sulmohet egër qeveria.

Thuajse të gjitha postimet e tij, Kalaj, i cili duket se është edhe përkrahës i zjarrtë i Ramush Haradinajt, i bën share fushatës së kandidatëve të PD-së, Agron Shehajt, Flamur Hoxhajt etj.

Tre vjet më parë, Kalaj u kërkua nga ana e Prokurorisë, si person në dijeni për të dhënë dëshminë e tij në sallën e gjyqit lidhur me hetimet mbi çështjen CEZ.

Organi i akuzën pohoi se janë 2 letërporosi drejt Kosovës dhe Francës për pyetjen e dëshmitarit Nuel Kalajt, pasi ky i fundit ka dhënë dy adresa zyrtare banimi në këto dy shtete.

Privatizimi i OSSH nga CEZ i kushtoi shtetit shqiptar miliona euro. Një komision parlamentar hetoi çështjen dhe ia dërgoi prokurorisë por kjo e fundit e mbylli ndërsa gjykata e Tiranës urdhëroi hapjen e çështjes përsëri duke i lënë detyra prokurorisë se kush duhet të merret në pyetje./ TemA

Nuel Kalaj shpërndan postimin e Flamur Nokës

Nuel Kalaj shpërndan postimin e A gron Shehajt

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 21/03/2021 08:12

    Po te ishte nji fshatare sot dote kalbeshte ne burg,por krimineli nuk e burgos kriminelin dhe keta jane gjyqtaret e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?