Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, Korçë

Njëri tentoi të kalonte me vula të falsifikuara, tjetri tentoi të korruptonte policin në Kapshticë, vihen nën hetim 2 persona

22 Dhjetor 2022, 08:43| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 08:51

  • Share

2 persona janë vënë nën hetim pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë së pikës kufitare në Kapshticë dhe kanë paraqitur dokumente të falsifikuara në mënyrë që të shmangin procedurat e rregullat të kalimit të kufirit.

Një 46-vjeçar me iniciale I. C., 46 vjeç, kur punonjësi i policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë.  

Gjithashtu, edhe gjatë kontrollit të dokumentacionit, një 35-vjeçar me iniciale L. F., 35 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Maliq, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në pasaportën e tij, 5 vula të dyshuara të falsifikuara.   

Si 46-vjeçari dhe 35-vjçcari janë vënën nën hetim për veprat penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe për shtetasin L. F., për "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve".    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?