3 shqiptarët e arrestuar në Angli

Iu gjetën kanabis dhe sasi të mëdha parash! Dënohen 3 shqiptarë në Angli! Njëri inxhinier dhe tjetri ish-ushtarak! U zbuluan pasi u dhunuan nga disa persona

9 Shtator 2022, 21:13| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 22:29

  • Share

ANGLI- Tre persona janë arrestuar pasi u zbuluan se kishin një sasi droge me vlerë prej 300,000 paundsh dhe një sasi parash pas një sulmi nga persona të maskuar dhe të armatosur. 

Shqiptarët e arrestuar janë Glen Xhaferri, 26 vjeç, i cili ishte i goditur dhe me mavijosje , Redjon Murati, 28 dhe Anis Plauku, 29 vjeç.

Policia fillimisht gjeti makinën e tyre të braktisur, në të cilën ndodheshin mijëra paund.

Pas kësaj,u kontrollua shtëpia e tyre në Bradford ku u gjet një sasi droge me vlerë mbi 150,000 paund dhe pajisje anti-spiunazh.

Xhaferri, një i diplomuar për inxhinieri dhe Plauku, një ish-ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare, i cili ka shërbyer edhe në Afganistan u dënuan me tre vite burg. Ndërsa Murati u dënua më shumë se dy vjet në Gjykatën e Bradford Crown të enjten raportojnë mediat britanike. 

Pasi u dhunuan nga disa persona, ata shkuan në spital në Bradford më 27 shkurt. Plauku pësoi një thyerje të kafkës, Xhaferri kishte prerje në kokë dhe hundë dhe Murati mori një plagë të thellë në kyçin e dorës.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti një Audi A5 të braktisur që i përkiste 3 shqiptarëve, dhe ndodhej pranë spitalit ku ata ishin. Ajo gjeti atje 84,000 £ në një çantë të zezë në sediljet e pasme.

Tre të pandehurit u arrestuan më pas dhe oficerët shkuan për të kontrolluar shtëpinë ku ata jetonin në Queensbury, u gjet 16 kg kanabis me vlerë prej 151,710 paund dhe si dhe 35,000 paund kesh në një dollap.

Sendet e tjera të gjetura përfshijnë një detektor anti-spiunazh, 1000 euro, telefona celularë dhe 240 £.
Kur u pyetën pas arrestimit, Xhaferri deklaroi se nuk dinte gjë për paratë dhe nuk komentoi për kanabisin. Të njëjtën gjë tha edhe Murati i cili shtoi se flinte në sallon dhe dy të tjerët përdornin dhomat e gjumit. Të dy, Xhaferri dhe Plauku u dënuan me tre vjet ndërsa Murati u dënua me 27 muaj për aktivitetin e paligjshëm të posedimit të drogës dhe shpërndarjes së saj.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?