Semi Jaupaj dhe Bojken Lako

‘Njeri i bukur, e kam shumë xhan por…’, Semi flet për Bojken Lakon

5 Tetor 2022, 22:33| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 22:36

  • Share

Një ndër marrëdhnëniet më të përfoluara në median rozë ka qenë padyshim ajo e Semit me Bojken Lakon. E ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” teksa po diskutohej tema “A mund të jenë ndarjet të bukura”, Semi tha se kjo varet nga mënyra dhe arsyeja e ndarjes, por me Bojken ruan një raport të mirë.

“Varet nga mënyra dhe arsyeja si jeni ndarë. Nëse jeni ndarë me zënka jo, por nëse jeni ndarë me mirëkuptim, mendoj mik është pak fjalë e madhe se nuk do pija kafe, por mirënjohja do të ngelet”- tha këngëtarja.

Ajo tha se Bojken e ka shumë xhan dhe është njëri shumë i bukur por nuk konsumon dreka-darka me të, pavarësisht se ka shumë mirënjohje ndaj tij.

“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”- tha Semi.

Edhe gjatë kohës që ishte në BigBrotherVip, këngëtarja ka treguar se është ndarë paqësisht me Bojken Lakon dhe kjo nuk e pengon që t’i marrë atij mendime apo t’i kërkojë ndihmë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?