Momenti kur bie helikopteri

Njerëzit po notonin në ujërat blu të Floridas, ndodh e papritura, bie helikopteri me 3 pasagjerë (VIDEO)

21 Shkurt 2022, 10:31| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 10:35

  • Share

SHBA- Një helikopter me 3 pasagjerë u rrëzua në ujërat blu të Floridas në SHBA, pranë notarëve dhe njerëzve që po shijonin diellin e ngrohtë të fundjavës. Videoja e momentit kur helikopteri zhytet në ujë po përhapet me shpejtësi dhe po bëhet virale.

Siç ka raportuar edhe BBC, dëshmitarët okularë të incidentit kanë shkuar menjëherë për të ndihmuar në shpëtimin e tre personave që ndodheshin në helikopter.

Dy prej tyre u transportuan menjëherë në spitalin më të afërt për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Fatmirësisht incidenti nuk rezultoi fatal, megjithëse ndodhi në një orar ku deti ishte plot me njerëz.

Hetimi për rrethanat e ngjarjes tashmë kanë nisur.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?