Njerëzit me maska në rrugë, banesa të shkatërruara/ Meksika pas tërmetit të fuqishëm (FOTO)

24 Qershor 2020, 09:56| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 08:54

  • Share

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje shtetin jugor Oaksaka në Meksikë raportohet se kanë humbur jetën të paktën 6 persona dhe disa dhjetra të tjerë u plagosën.

Epiqendra e tërmetit me fuqi prej 7.4 shkallësh Rihter ishte në Oaksaka

Ky tërmet vjen tre vjet pas lëkundjeve të forta në shtetin qendror të Puebla, ku vdiqën më shumë se 300 persona.

Në Meksikën e goditur fort nga pandemia e koronavirusit, tërmeti Oksaka bëri që njerëzit të dilnin në rrugë me maska nga frika e shembjes së banesave shumë prej të cilave kanë pasuar dëme të konsiderueshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?