Foto nga aksidenti në Elbasan dhe nga aksidenti në Tiranë

Kronikë

Njerëzit e drejtësisë që po falin ‘kamikazët’ e rrugës, Binas Nina e Miranda Konica vetëm 4 vite burg për Behar Pemën që vrau dy vajza në 2020, Gjykata e Tiranës liroi Jehon Breçanin

9 Korrik 2021, 17:23| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 17:57

  • Share

Policia i prangos dhe mbyll në qeli ‘kamikazët’ e shpejtësisë, të cilët po vrasin dhe gjymtojnë qytetarët nëpër rrugët e Shqipërisë dhe trotuaret e Tiranës, por gjyqtarët pa Veting, në disa raste edhe në bashkëpunim me prokurorët, po u japin dënime qesharake, duke i nxjerrë nga burgu, me vendime të diskutueshme dhe sikur të mos kishe ndodhur asgjë. Janë pikërisht këto vendime, të cilat inkurajojnë të dehurit në timon, djemtë e llastuar dhe arrogantë me makinat luksoze të baballarëve, që të vijojnë të marrin jetë njerëzisht në rrugët e Shqipërisë dhe t’ia hedhin lehtë drejtësisë. 

Miranda Konica është gjyqtarja e Elbasanit, e cila me kërkesë të prokurorit Binas Nina, ka dënuar sot me vetëm 4 vite burg Behar Pemën, i cili pasditen e 13 shtatorit 2020, në dalje të tunelit të Elbasanit, vrau dy vajzat Lusinda Garunja dhe Xhaneta Qallia, 19 dhe 18 vjeç, duke goditur nga pas makinën e tyre. Behar Pema, i cili rezultoi i dehur në timon, humbi drejtimin e makinës, duke goditur makinën Volksëagen ku u udhëtonin Lusinda Garunja, Xhaneta Qallia, Denisa Dibra Nervida Garunja, të cilat ishin nisur drejtor Korçës për të festuar ditëlindjen e Lusindës. Goditja ishte aq e fortë saqë Lusinda dhe Xhaneta humbën jetën, ndërsa Denisa dhe Nervida luftuan me vdekjen në spitalin e Traumës, duke ia dalë më pas.

Behar Pema shumë shpejt do të jetë i lirë falë prokurorit Binas Nina, i cili ka kërkuar vetëm 6 vite burg, me argumentin e palët përfaqësuese të viktimave dhe autorit kanë normalizuar marrëdhëniet. Kodi Penal parashikon një dënim nga 5 deri në 20 vjet burg për këtë vepër penale, ndërsa Binas Nina ka kërkuar vetëm 6 vite burg. Në këto rrethana, prokurori Binas Nina ka kontribuar që Behar Pema shumë shpejt të lërë qelinë, ndërsa gjyqtarja Konica në këtë rast ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke e dënuar Pemën me 6 vjet burg, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, është dënuar përfundimisht me 4 vite. Si Nina, një prokuror i përfolur dhe i denoncuar për vendime të dyshimta, ashtu edhe Miranda Konica, nuk kanë dalë ende para Komisionit të Vetingut.

Ndoshta do të duhet një ndërhyrje e Kuvendit, për të ngushtuar marzhin e dënimit për vrasësit e rrugës, për t’u hequr çdo mundësi prokurorëve dhe gjyqtarët për t’i shpëtuar. Gjykata e Tiranës vendosi lirimin nga qelia disa ditë më parë të Jehon Breçanit, djalit 19-vjeçar të ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani. Jehon Breçani u arrestua më 11 qershor 2021, një ditë pasi i këputi këmbën me makinë 23-vjeçares Xhesina Gega, e cila po ecte si zakonisht në trotuar, në rrugën  "Xhanfize Keko", në Tiranë. 19-vjeçari humbi drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", për shkak të shpejtësisë së lartë, duke përplasur të renë, e cila përfundoi në gjendje kritike në spital, duke humbur njërën këmbë. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reni: 10/07/2021 05:55

    Eshte skandaloze te marresh 2 jet njerezish dhe te denohesh me 4 vite burg? Po ktu ka faj gjykata qe merr parat dhe I leron nga burgu prandaj duhet vene ligji denim I me vdekje

    Përgjigju
  • Vani: 10/07/2021 04:04

    MALOKERINE mos e lejoni te afrohem ne qytet.....

    Përgjigju
  • WTF: 10/07/2021 00:32

    Gjykata e ka fal Jehon Brecanen por ZOTI JO si kshtu mos u merzitni se do e pagujn shum shpejt

    Përgjigju
  • ........: 09/07/2021 22:53

    Prokurori dhe gjykatesja te korruptuar deri ne palce.Si duket e dine qe nuk e kalojne vetingun dhe punojne me formulen KCK kap ca te kapesh.

    Përgjigju
  • Sers: 09/07/2021 19:03

    O zoti rraketikes adriatikes qe ke bere shkrimin. po ca t ju bejme ti varim kta qe ju ka ndodh qe kan be nje gabim dhe fatkeqesi padashje? aq e ka ligji. Shif merru me politike aty te shqupi ka zhvillime

    Përgjigju
    • @sers: 09/07/2021 20:34

      Uroj ta provosh në kokë tënde, jo në të familjarve të tu se ata skan faj.

    • Zikja: 09/07/2021 19:46

      Mer Sars, po me ta shtyp femijen tat ca do te thoje? A kater vjet vlen jeta e nje te riu? Ai tipi ka qene krejt i pire dhe me vetedije e ka ngare makinen me shpejtesi, duke i rene ketyre vajzave nga prapa.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?