Foto e publikuar nga Floriana Garo

Njerëz me maska të zeza e armë, Komisioni i Rithemelimit nxjerr foton: Për këta qëndron hapur selia e PD

6 Janar 2022, 17:32| Përditesimi: 6 Janar 2022, 18:55

  • Share

TIRANË- Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga protesta e 8 janarit të thirrur nga Sali Berisha, palët kanë shtuar "artilerinë" e akuzave për njëra-tjetrën. Sot, mbështetësit e Berishës kanë publikuar një foto ku pretendojnë se brenda selisë së Partisë Demokratike po qëndrojnë njerëz me maska e të armatosur.

Është zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo e cila ka publikuar foton e cila thotë se deputetët demokratë qëndrojnë jashtë, teksa "maskat" rrinë brenda në seli. Për Garon, kjo do të marrë fund në 8 janar.

"Ja për kë qëndron e hapur Selia e PD! Ndërkohë demokratët e sakrificës e deputetët e tyre qëndrojnë jashtë…Kjo merr fund ne 8 Janar", shkruan zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo.

E ndërsa 5 janari kaloi dhe Basha vijon që të jetë në zyrën e tij, ndryshe nga sa trumbetoi me të madhe Berisha, sytë janë nga 8 janari, protesta e thirrur në oborrin e selisë së PD-së kundër Lulzim Bashës me moton  'Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve'.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ç’punë ka EVI me teroristët ?!!!: 06/01/2022 18:33

    Do kenë ngateruar fotografinë këta të RITHEMELIMIT , midis atyre teroristëve qënka dhe zj Evi Kokalari .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?