Foto nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës dhe foto nga Afghanistani

Opinion

Njerëz dhe fate

20 Gusht 2021, 18:11| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 19:23

  • Share

Në tetor 2019 kam shkrepur në muzeun e medias në Uashington foton me historinë e saj.

Një bebe nga Kosova që kalonte mes telave me gjemba në kufirin mes tmerrit të luftës dirigjuar nga Sllobodan Millosheviçi drejt atdheut mëmë Shqipëri në zonën e Kukësit.

Ngjarja e ndodhur më 3 maj 1999.

Kjo foto shkroi deri diku edhe fatin e ndërhyrjes së NATO-s e çlirimit të Kosovës.

Sot ajo gëzon çmimin Pulizer në media.

Foto 2, sjell nga trishtimi i të gjallëve në Afganistan, pas murit e telave me gjemba qëndrojnë ushtarët që për 2 dekada nuk mundën dot të ç'farosnin talebanizmin.

Përtej murit njerëz të dëshpëruar ose më keq. Ata janë pa motiv e dëshirë për të jetuar në vendlindje.

Më keq mund të jetë nesër. Fati e më i zi, talebanët mund t'i vrasin.

E ngjashmja me Kosovën.

Jeta e një bebeje dhe rrugëtimi i tij pa e kuptuar se ç'po ndodh në vendin ku ai lindi.

Bota e pasur e modernizuar dhe luksi i parasë, harruan shpejt se fatet e njerëzve i krijon e dëmton politika.

1999-2021

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?