Një qind vjet vetmi

'Njëqind vjet vetmi', romani i famshëm i Garcia Markezit serial në Netflix

2 Maj, 11:36| Përditesimi: 2 Maj, 11:47

  • Share

Romani i famshëm i të gjitha kohërave “Njëqind vjet vetmi” i shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez së shpejti do të shfaqet në Netflix.

Traileri i publikuar prezanton për shikuesit familjen me shumë gjenerata nga qyteti mitik i Macondo dhe për murtajën që i përndjek ato.

Adhuruesit e tij shpresojnë se ky serial do ti qëndroj besnik librit, megjithëse nuk do jetë aspak e lehtë të përshtasësh një nga kryeveprat e letërsisë.

Edhe pse nuk ka një datë të saktë për “Njëqind vjet vetmi”, Netflix ka thënë që do të vijë shumë shpejt në ekran.

Seriali do të ketë në regji Laura Mora dhe Alex Garcia Lopez. Ndërsa përshkruhet nga Netflix si një nga produksionet më ambicioze në Amerikën Latine deri më sot.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?