Lulzim Basha dhe Edi Rama

Politikë

'Njëqind dështimet e Ramës', Basha: Qeveria shfrytëzoi pandeminë për të abuzuar me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit

8 Prill 2021, 09:01| Përditesimi: 8 Prill 2021, 09:03

  • Share

Në postimin e çdo mëngjesi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka shkruar se qeveria Rama përdori pandeminë, për të abuzuar për të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.

Duke marrë shkas nga një raport i Amnisty International, Basha thekson se Rama ka dështuar që të ofrojë liri dhe të drejta të njeriut në vendin tonë dhe këtë e dëshmojnë raporte të agjencive ndërkombëtare.

 “Edhe 16 ditë kanë ngelur deri më datë 25 prill, kur edhe do mbahen zgjedhjet. A janë respektuar të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit në Shqipëri, përgjatë vitit 2020?

Përgjigja është JO. Sipas Amnisty International, qeveria shqiptare përdori situatën me pandeminë që të abuzojë qoftë me forcë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit”, shkruan Basha.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?