Opinion

Një vjeshtë e zjarrtë na pret

6 Gusht 2021, 13:22| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 13:24

  • Share

Konferenca e datës 5 gusht 2021 që mbajti Z.Berisha paralajmëron se ditë të vështira do të vijnë. Zjarret e gushtit do të shuhen por zjarre të tjera do të ndizen. Nuk duhet të ketë dyshime se Partia Demokratike nën trysninë e e Saliut me të tijët, si çobanët që dogjën kullotat, do të ndezin zjarr pas zjarri dhe, nëse do t’ia dalin, do ta kthejnë vendin në tokë të djegur.

Nga fjalët e Z.Berisha u kuptua qartë se Kryetari aktual i PD i kishte raportuar për të gjithë bisedën që Ai kishte zhvilluar me Znj. Kim, gërmë për gërmë e presje për presje dhe qëndrimet e Z.Basha ishin në të njëjtën linjë me ato të Z.Sali. Kjo konferencë, më tepër se të informonte opinionin publik, lëshoi kërcënime të koduara e të hapura ndaj SHBA, ndaj Ambasaores Yuri Kim, ndaj një numuri politkanësh vendas e të huaj dhe ndaj qytetarëve shqiptarë.

Fytyra e SHBA pikturua në dy fjali të shpesh përsëritura në ligjërimin e Z.Sali: “Diktatura dhe Bari!..”, “Transparenca dhe Bari!..” dhe në emërimin e Znj Yuri Kim si Guvernatore e Shqipërisë. E çfarë mun t’iu komentosh më shumë këtyre fjalive?! Janë formuluar shkurt, qartë dhe shumë shprehëse.

Nuk janë paralamërime. Jo, këto janë goditje të Anijes Amerikane drejt e në bash dhe ije më ije! Por nuk u goditën e kërcënuan vetëm SHBA dhe përfaqësuesit zyrtar të sajë por shumë e shumë të tjerë shqiptarë politikanë, gra e burra politikanësh, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë e familjarë të tyre.

U la të nënkuptohet se Z.Sali do të hapi arshivën e tij ku duket se ka mbledhur të dhëna para e pas 1990; të sistemuara këto sipas interpretimeve e qejfeve të gazidedëve të SHIK-ut, shehlerëve të policisë së shtetit etj shërbime të huaja.

Do të synojë të ndotin atmosferën dhe të përpunojë opinionin duke i përbaltur të gjithë. Makina e baltës është thirrur për ndihmë. Në mënyrën më të prerë deklaroi se do hyjë në Parlament si deputet i PD. La të kuptohet se kjo është vendosur në strukturat drejtuese të PD.

Me pak fjalë Z.Berisha nuk do të veprojë i vetëm por në aleancë me deputetë, me antarë e simpatizantë të PD dhe të tij. Kjo u përsërit nga Z.Berisha dhe duke i patur krahët e ngrohtë Ai deklaroi se kujtdo që më pengon të hyj në parlament do ti përgjigjem dhe nuk do të jem vetëm. Tashmë është e qartë.

Në këtë konferencë Z.Sali dhe PD i hodhën zaret, e nisën lojën dhe sipas tyre do ta fitojnë; jo për vehte por për shqiptarët, që këta të mos katandisen të hanë bar siç na dëshirokërka SHBA!… Në të vërtetë kjo që u tha në këtë konferencë ishte paralajmëruar nga qëndrimet e Z.Basha dhe akoma më fort nga disa megafonë opininistësh shqiptarë që nga Parisi, nga Roma dhe nga Moska; ashtu siç kanë qenë shumë të shpeshta edhe nga Tirana.

Prej mbi një vit një Trajektore AntiAmerikane është përvijuar qartaz, ajo mbahet e ndezur dhe e ngarkuar përmes mesazherëve antiamerikanë dhe antishiptarë. Për fat të keq nuk janë edhe aq pak, por janë gjithnjë të njëjtët. Drejtuesit e emisioneve televizive janë dashuruar me ta dhe vështirë që të tillët të mungojnë nga ekranet. Nejse, të të duan drejtuesit e emisioneve televizive nuk do të thotë se të duan shqiptarët dhe kjo është provuar.

Nga këta mesazherë e politkanë kundër SHBA është folur shumë dhe ndoshta më shumë se para vitit 1990. Deri pak para kohësh është folur me kode por tashmë po flitet hapur. Përse vallë?! Kujt i inetereson ky AntiAmeriaknizëm, si veprimtari sistematike e koordinuar dhe me objektiva të qarta.

Tashmë këta mesazherë dhe politikanë, duke u shapllur si zotër të shtëpisë, i kanë kërkuar SHBA të mbajë duart larg Shqipërisë!

Pra SHBA jo që nuk duhet të jetë brenda në Shqipëri por as mos të guxojë të zgjatij duart të na prekij kufirin!.. Por duhet ta dinë se përgjigjia e popullit shqiptar do të jetë e fortë dhe fundme. Do ta kuptojnë se deri sot janë përkedhelur shumë nga shqiptarët e për hir të së vërtetës më shumë nga SHBA, që i kanë duruar edhe pse këta të paudhët kanë shkelur vijën e kuqe!..

Komento

Komente

  • LORA: 06/08/2021 16:30

    Kjo do jete vjeshta me e mirepritur ne tri dekadat e fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?