Lulzim Basha

Një vit pas protestave të dhunshme, Basha fushatë 'paqeje' në Instagram: Ditë më të mira...

17 Shkurt 2020, 12:34| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 12:38

  • Share

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha strategjinë e re në rrjetet sociale përpos Facebook-ut e ka zhvendosur edhe në Instagram, ku ditën e parë iu drejtua qytetarëve me shprehjen 'Po të dëgjoj'. Ditën e sotme, lideri demokrat ka bërë një postim duke u kërkuar të rinjve që të postojnë foton e tyre me hashtagun 'DiteMeTeMira'.

"Çdo ditë është një mundësi e re për të bërë një hap përpara në ndryshimin e vendit. Ndaj sot kam shumë dëshirë t'ju kujtoj se ne mund të sjellim ndryshimin, mjafton ta dëshirojmë e punojmë për të! Ju ftoj të postoni foton tuaj sot me hashtagun #DiteMeTeMira" thotë Lulzim Basha.

Një vit më parë, Lulzim Basha ishte në aksion në terren, pasi dogji mandatet zhvilloi 10 protesta duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, por ky vit e gjeti në tryezë me shumicën për Reformën Zgjedhore. Ndërsa tashmë ka nisur fushatën në rrjetet sociale.

Postim i Lulzim Bashes

Komento

Komente

  • Cfar eshte ky?: 17/02/2020 13:42

    Duket si loqemacok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?