Spitali Infektiv

Një verë me COVID-19?! Rriten rastet, 277 infektime të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

22 Qershor 2022, 18:18| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 18:42

  • Share

Përsëri numër i lartë i infektimeve me COVID-19, në 24 orë e fundi janë regjistruar 277 raste të reja, ndryshe nga një ditë më parë ku u shënuan 219 raste.

Ditët e fundit po vërehet një rritje e numrit të infektimeve me koronavirusit në vend, kjo, pasi në këtë periudhë ka një rritje të kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë i bën apel të gjithë qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid sidomos në periudhën e këtij sezoni veror.

Janë kryer 957 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 277 qytetarë, në këto bashki: 175 në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnje, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan. 

Janë 1,045 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         277

Të shëruar në 24 orë       61

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 957

Testime totale               1,840,232

Raste pozitive                  277,940

Raste të shëruara             273,398

Raste Aktive                         1,045

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               797

Fier                     77

Vlorë                  60

Durrës                27

Korçë                  18

Lezhë                     17

Elbasan               13

Berat                     11

Gjirokastër            11

Shkodër                9

Dibër                         4

Kukës                    1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?