Një valixhe e braktisur gjendet në qendër të Fierit! Policia rrethon zonën, pasi hapet nga specialistët rezulton bosh (VIDEO)

3 Prill 2022, 10:44| Përditesimi: 3 Prill 2022, 15:01

  • Share

Një valixhe e lënë në mes të rrugës ka ngritur në këmbë strukturat e policisë së Fierit sot. Uniformat blu fillimisht rrethuan zonën dhe pasi e hapën konstatuan se ajo ishte bosh. 

"Në orën 10:30, jemi njoftuar se në lagjen "Apollonia", Fier në anë të rrugës është konstatuar një valixhe e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin.Janë njoftuar forcat xheniere për të kryer veprimet e mëtejshme", njoftoi fillimisht policia. 


"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një valixhe që ishte konstatuar në rrugë, nga këqyrja e kamerave dhe verifimeve nga shërbimet e Policisë, rezultoi se valixhja është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve", bëri me dije më pas. 

Kjo është e disata herë që në Tiranë dhe qytete të ndryshme të vendit çanta të tilla të lëna në rrugë alarmojnë policinë. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?