Edmond Panariti

Një valë e dytë COVID-i?!, Panariti: Që të mos futemi në kolaps, të sigurohen stoqe barnash antivirale e stoqe rezervash ushqimore

28 Qershor 2020, 10:45| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 10:49

  • Share

Ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti ka dhënë disa propozime lidhur me përballimin e situatës së  njhë vale të dytë që pritet të vijë në vjeshtë.

Panariti thotë se askush nuk e di çfarë do të ndodhë, por shtetet e tjera po përgatiten dhe Shqipëria duhet që të çojë numrin e shtretërve reanimatorë në shkallë vendi në spital, deri në 2 mijë para vjeshtës. Ai thekson se sistemi shëndetësor të mos futet në kolaps në rastin e një  vale të dytë, duhet që të sigurohen stoqe barnash antivirale si dhe stoqe rezervash ushqimore në rast të një paralize të ripërsëritur të tregtisë ndërkombëtare.

Statusi i plotë i Edmond Panaritit:

Çfarë pritet të ndodhë me pandeminë Covid-19? Ku jemi ne? Besohet ende se rritja e ndjeshme aktuale e numrit të rasteve të reja me koronavirus në botë, përfshirë edhe vendin tonë lidhet me lehtësimin e masave karantinore dhe jo me valën e dytë të infeksionit.
Por ka që mendojnë se edhe mund të mos jetë kështu! Por a ndodhemi në “dallgë” apo gjendemi ende jashtë saj dhe a priten “cuname” në vjeshtë ? Mbetet për tu parë! Si rregull epidemiologjik sa më gjatë të qarkullojë infeksioni në popullata aq më i lartë është probabiliteti i “valëve” apo “dallgëve” të reja të infeksionit. Sipas CDC amerikane dhe Anthony Faucit të task forcës amerikane, është e mundur që këtë vjeshtë apo prag dimri të përfshihemi nga “dallga” e dytë.
Cilat do të jenë pasojat? Askush nuk mund ta thotë. Por shtetet po përgatiten shumë fort dhe seriozisht me kapacitete spitalore, shtretër reanimacioni, stoqe medikamentesh antiviralë. etj.
Sepse vaksina edhe nëse do të prodhohet duket ende larg. Historia e gripit spanjoll të para 100 viteve, na kujton se vala e dytë ishte më agresive dhe vrastare se e para. Njerëzimi mori frymë dhe u relaksua në korrik gusht të para 100 viteve për tu infektuar rëndë në tetor, nëntor. Prandaj duhet ta çojmë numrin e shtretërve reanimatorë në spitale në shkallë vendi në 2 mijë deri para vjeshtës. Që të mos futemi në kolaps në rast të një cunami infektiv të papritur. Të sigurojmë stoqe barnash antivirale dhe stoqe rezervash bazë ushqimore në rast të një paralize të tregtisë ndërkombëtare. Njerëzimi gjithnjë ka vuajtur nga mungesa e parashikimit.

Komento

Komente

  • Arben Metani: 28/06/2020 10:55

    Baaah! Sa te zgjuar keta te LSI. Qysh nuk i shkoj mendja askujt? Se per te perballuar pandemine duhen ilace dhe ushqime. Jan shume te zgjuar. Keta e meritojne te vijne prape ne pushtet, qe te na vj...n perseri. Hahaha

    Përgjigju
    • Loni: 28/06/2020 16:53

      Habitem si dalin akoma kesisoj surratesh qe pervec tenderave edhe rroges skan bere sikurse edhe nje gozhde per kete komb te rraskapitur... Imoralshmi na del I moralshem edhe molashmi na del legen. Kjo eshte shqiperia me kete popull ordiner te degjeneruar injorant qe merret me kesisoj vemjesh edhe e shet dinjitetin per nje 20 mij leksh Apo nje thes miell se do vijne keto larva ne pushtet per te bere miliarda. Neveri e gjall na japin edhe rekomandime... Hahahah

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?