Një tjetër i droguar në timon rrugëve të Tiranës, prangoset nga policia (VIDEO)

9 Maj 2022, 13:48| Përditesimi: 9 Maj 2022, 13:52

  • Share

Një tjetër drejtues mjeti i droguar në timon rrugëve të Tiranës është prangosur sot nga policia. Si rezultat i kontrolleve intensive, gjatë mbrëmjes së djeshme që kanë ardhur nga aksidenti i rëndë në Rrugën e Kavajës , në Kombinat, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 25 vjeç, i cili pas testimit me aparatin drogë-testues rezultoi se drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve intensive janë testuar dhe 5 drejtues të tjerë mjetesh, të cilët kanë shfaqur sjellje agresive, por pas testimit me aparatin drogë-testues nuk kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. 

“Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, t’u japin përparësi këmbësorëve, të mos përdorin aparatin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos kryejnë gara shpejtësie apo të drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, sepse Policia Rrugore e Tiranës është e vendosur për të ndëshkuar cilindo drejtues automjeti që do të konstatohet në shkelje, nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat tashmë kanë mjete logjistike bashkëkohore në dispozicion”, thuhet në njoftim.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 09/05/2022 17:41

    Sjan aparate te sakt test droge ne mes te rruges, duhet padit policia qe i perdor keto qytetaret qe detyrohen te bejn kete test ta kundershtojn dhe ta padisin efektivin per tejkalim kompetencash.

    Përgjigju
  • lolita: 09/05/2022 14:08

    beni dhe tesitn e nikotines se eshte nje nga drogerat me te renda...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?