Mjekja Obsetre-Gjinekologe Suela Muça

Një tjetër humbje e madhe, ndahet nga jeta mjekja shqiptare

8 Dhjetor 2020, 15:12| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 15:25

  • Share

Pedagogia dhe mjekja Obsetre-Gjinekologe Suela Muça ka ndërruar sot jetë.

Lajmin e ka dhënë Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, teksa nuk ka bërë të ditur shkaqet. 

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta e Dr. Suela Muça, mjekes Obsetre-Gjinekologe dhe pedagoges së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Dr. Muça u lind në vitin 07.02.1972. Në vitin 1997 u diplomua në mjekësi pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe më pas në vitin 2002 u specializua si mjeke Obsetre-Gjinekologe. Dr. Muça ka punuar pranë Spitalit Gjinekologjik “Koço Gliozheni”. Prej më shumë se 10 vitesh Dr. Muça ishte pjesë e stafit akademik të Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Ajo ishte e karakterizuar nga sinqeriteti, mirësia dhe përkushtimi i lartë si mjeke dhe pedagoge.

Largimi nga jeta i Dr. Suela Muça lë pas një humbje të madhe për mjekësinë, universitetin, familjen, kolegët, studentët, pacientët e shumtë dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin e mirë ta njohë. Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, përcjellin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe njerëzit e dashur”, njofton Universiteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 08/12/2020 17:32

    NGUSHELLIME familjes....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?