Sport
Drejt Punës

Shembulli i Arjola Trimit, tetraplegjikja kampione nderon Italinë, fiton medalje të artë në lojrat paraolimpike të Tokios

31 Gusht 2021, 16:53| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 19:42

  • Share

Arjola Trimi, atletja shqiptare që garon për Italinë në lojrat paraolimpike me aftësi të kufizuara, ka fituar dy medalje të artë në sportin e notit. Atletja që garoi në Tokio ka fituar medaljen e artë në 100 metra stil i lirë në kategorinë S3 dhe medaljen e artë në sitlin shpinë 50 metra.

34-vjeçarja ka lindur në Tiranë më 1987 e qysh fëmijë u diagnostikua e sëmurë tetraplegjike. U transferua në Milano në moshën 2 vjeçare. E apasaionuar pas notit Arjola u bë një notare profesioniste e pjesë e skuadrës paraolimpike italiane.

Në lojërat e Tokios ajo fitoi dhe medaljen e bronzit në stafetën mix 4 për 50 metra stil i lirë. Me medaljet e fituara në këtë Paraolimpiadë, Arjola Trimi çon në 30 numrin e medaljeve të fituara në kategorinë e saj.

Kush është Arjola Trimi, 'diamanti shqiptar i notit' që përfaqësoi Italinë në Lojërat Paralimpike të Tokios

Arjola Trimi, e lindur në Tiranë në 1987, numëron 113 medalje. Si shumë shqiptarë, ajo së bashku me familjen u zhvendos në Itali teksa ishte vetëm 2-vjeç, ku shkroi historinë dhe vijon të lërë gjurmë. Pikëtakimi i saj me sportin e notit erdhi si një "detyrim", pasi basketbolli ishte "dashuria e saj e parë". Rreth moshës 12-vjeçare, ajo zbuloi se vuante nga një sëmundje e trashëguar dhe që nga ai moment, iu desh që të nxirrte forcën dhe vendosmërinë, që e kishte të fshehur brenda vetes, për të filluar një jetë të re. Basketbollin e la mënjanë dhe zbuloi se sa shumë e donte notin rastësisht, gjatë kohës që bënte seancat e saj të fizioterapisë.

Debutimi i Arjola Trimit  daton në vitin 2012, kur arriti rezultate të shkëlqyera që në garat e para. Vetëm një vit më pas erdhi dhe ngritja në nivel ndërkombëtar, në kupën e Botës në Montreal, që e bëri atë fituese të 2 medaljeve argjendi dhe 2 bronzi. Që nga ai momenti, medaljet për të nuk munguan në asnjë garë!  

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?