Tjetër aksident në Belsh, 17 vjeçari përplas me motor këmbësoren, 80 vjeçarja ndërron jetë në spital

2 Dhjetor 2023, 21:30| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 21:35

  • Share

Një tjetër aksident me vdekje është shënuar këtë të shtunë në Blesh. Një 17 vjeçar ka përplasur me motor një këmbësore 80 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në spital

"Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”,  motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore). 
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital", njofton policia.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Dy aksidente me dy viktima në Elbasan! Humb jetën 40 vjeçari në aksin 'Cërrik-Belsh'! 17 vjeçari i merr jetën këmbësores


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?