Foto e qytetarëve duke shijuar ambientin e ngrohtë dhe ushqimin

Një strehë dhe ushqim i ngrohtë në këto ditë të ftohta/Punonjësit e Bashkisë së Tiranës vijojnë të ndihmojnë qytetarët në nevojë

16 Shkurt 2021, 10:06| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 10:14

  • Share

Ditët e ftohta dhe të acarta që kanë përfshirë vendin mund të jenë fatale për njerëzit që sot nuk kanë as një strehë të ngrohtë.

Në qytetin e Tiranës punonjësit e Bashkisë të cilët ndodhen në terren edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes, kanë ndihmuar sërish qytetarë që vështirësi të ndryshme i kanë detyruar të kalojnë natën jashtë.

Të paktën 4 persona janë strehuar mbrëmë në qendrat sociale të kryeqytetit, ku përveç strehës kanë gjetur edhe ushqim të ngrohtë dhe ambient social. Të katër qytetarët, përgjithësisht nga rreth të ndryshme e të gjendur pa strehë një natë më parë në disa prej rrugëve të Tiranës, sot ndodhen në një prej qendrave sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës pikërisht për njerëzit që ndodhen në situatë rruge. 

Bashkia e Tiranës ka ngritur në të gjithë qytetin disa qendra sociale ku përveç një vakti të ngrohtë, ata marrin edhe të gjithë kujdesin e punonjësve social si dhe nëse është e nevojshme edhe vizitat mjekësore. Qendrat sociale kontaktojnë më pas edhe me familjarët e personave që ndodhen në situatë rruge për t’iu ardhur sa më ndihmë atyre.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaci: 22/02/2021 19:13

    Ja dhe zdromsi pasi ju shemb shtepite ju jep nje vakt para zgjedhjeve

    Përgjigju
  • Haritas: 21/02/2021 19:11

    Atyre,bullafiqëve,jepini edhe ndo1 punë me bo, për të mirën e tyre e të komunitetit!...jo vetëm salçiçe

    Përgjigju
  • entela: 19/02/2021 00:51

    ATA duan dhe nje shtepi apo dhome ku te flene se flene jashte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?