Lorik Cana dhe Evis Troka

Një sipërmarrës shqiptar, president i skuadrës arbëreshe ‘San Giorgio Piana’

12 Prill, 08:23| Përditesimi: 12 Prill, 08:30

  • Share

Një sipërmarrës shqiptar, që prej katër vjetësh drejton si president skuadrën e Piana degli Albanesi, qytet i banuar nga një komunitet arbëresh në Siçili.

40-vjeçari Evis Troka, ka mbërritur që prej dy dekadash në Itali dhe aktualisht,, bashkë me familjarët e tij merret me biznesin e mobilimit, si dhe përpunimin e kuarcit dhe gres porcelanatit.

Biznesmeni nga Kuçova ndjehet i lumtur për rezultatet e skuadrës “San Giorgio Piana” që ai drejton, dhe që sipas tij është pjesa kryesore e grupit të ekipeve në grupmoshat nga nga U-13 deri në U-19 vjeç.

“Sapo kemi fituar kampionatin përkates të kategorisë Promovuese, duke u ngjitur në Eccellenza (kategoria e fundit diletante) – tha Evis Troka. 

Skuadra e komunitetit ka në gjirin e saj jo vetëm arbëreshë, por edhe djem të zonave përreth.

Piana degli Albanesi është një komunë me rreth 5.500 banorë, të cilën vendasit e quajnë Hora Arbëreshe, si pikë  referimi për të gjithë arbëreshët e Siçilisë..

Më pas Troka flet për skuadrën dhe motivet që e shtyjnë në këtë sipërmarrje sportive: “Ngjyrat e bluzës “San Giorgio Piana” janë kuq e zi, dhe stema e skuadrës nuk mund të mos ishte shqiponja me dy krerë, qe mbajmë në gjoks si mirënjohës të prejardhjes së arbëreshëve”. 

Sipas djaloshit nga Kuçova “Ngjyrat kuq e zi dhe shqiponja me dy krerë që mbajmë në gjoks mbeten motivi për të cilin investoj tek kjo skuadër, sepse mbi të gjitha unë jam shqiptar”.

Evisi nuk i fsheh synimet e tij për ekipin e arbëreshëve që drejton.

Objektivi personal është që të çoj sa më lart ngjyrat kuq e zi, dhe pse jo në të ardhmen, me ndihmën dhe afrimin e biznesmenëve, patriotëve dhe të apasionuarit e futbollit, të jemi skuadra e vetme shqiptare që militon në futbollin profesionist Italian – shprehet presidenti i San Giorgio Piana.

Ai është i lumtur për rezultatet e futbollistëve shqiptarë në Itali.

Jam krenar pasi në të ardhmen do të kemi një ekip kombëtar pjesëmarrës dhe kompetitive, edhe në kampionatet e kontinentit apo në atë botëror – tha Evisi.

“Jam shumë optimist dhe i kënaqur me punën dhe ecurinë e kombëtares sonë – shprehet Evis Troka. Shoh shumë cilësi dhe rivalitet në grup, çka rrit konkurrencën dhe nivelin e skuadrës tonë kombëtare”

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?