Bota

Një 'shëtitje' rreth llavës së vullkanit në Islandë, droni 'ngrin' momentin përgjithmonë por shkrihet dhe përpihet nga flakët (VIDEO)

2 Qershor 2021, 16:13| Përditesimi: 2 Qershor 2021, 16:40

  • Share

ISLANDË- Si një pikturë lëvizëse vullkani i Fagradalsfjall në Islandë, i cili shpërtheu në mars të këtij viti tërhoqi vëmendjen e adhuruesve të natyrës, aventurierëve dhe fotografëve nga e gjithë bota.

Një “shëtitje” me dron, rreth vullkanit dhe llavës së nxehtë vendosi të bënte Joey Helms një youtuber aventurier por... xhiroja nuk shkoi siç duhet.

Pamjet spektakolare që dhuroi llava e vullkanit, Fagradalsfjall kanë “ngrirë” përgjithmonë nga kamera e dronit, por ai ka shkrirë për shkak të temperaturave të larta dhe është përpirë nga flakët.

Megjithatë droni e kreu detyrën e tij deri në fund! Në videon e publikuar nga Halms, ai ka regjistruar edhe sekondën e fundit mbi llavën e nxehtë derisa... errësirë!

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?