Qentë endacak kthehen në problem, pas turistes në Vlorë, një qytetar kafshohet nga qeni në Lezhë

15 Maj, 08:40| Përditesimi: 15 Maj, 12:38

  • Share

Teksa lëvizte me biçiklete, Preng Dedgjonaj, banor i qytetit të Lezhës u kafshua nga një qen endacak. Incidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës në vendin e quajtur rruga e Kallmetit dhe i moshuari mori fraktura në këmbë dhe ju drejtua menjëherë urgjencës së spitalit.

Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurter që ky qytetar sulmohet dhe kafshohet nga qentë endacakë. Preng Dedgjonaj tregon frikën e tij të vazhdueshme ndaj qenve por thotë se ata ushqehen nga lokalet dhe ndaj qëndrojnë pranë tyre. 

Qente endacake janë një shqetësim në Lezhë për të cilen është dërguar edhe ankesë në bashki por nuk është gjetur zgjidhje. Qytetarët shprehen të shqetësuar për situaten e krijuar dhe kërkojnë që të merren masa të menjehershme.

Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës bën të ditur për Report Tv, se në katër mujorin e parë të këtij viti ka patur tre raste qytetaresh të cilët janë kafshuar nga qentë dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore pranë bluzave të bardha, por pa probleme për jetën.

Ndërsa interesit të Report Tv për këtë çeshtje, nuk ju përgjigj Bashkia e Lezhës e cila ka detyrimin ligjor për t'i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi, që po rrezikon jetën e qytetarëve.

Pak ditë më parë, një rast i kafshimit nga qentë u publik, teksa një turiste italiane u sulmua nga qentë endacak në Vlorë në zonën e Lungomares.

Raste të tilla ka qenë të shpeshta edhe në Vlorë, por për Report Tv, drejtoresha e spitalit rajonal nuk pranoi të jepte sqarime në lidhje me të shtruarit në spital nga kafshimet.

Po kështu edhe zëdhënsja e ministrisë refuzoi të përgjigjej për mikrofonin e Report Tv.

Lajmi ne perditesim...

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/05/2024 01:20

    Mbani pepper spray me vete,vlen kunder qeneve dhe kunder njerezve kur behen agresive e sulmojne.

    Përgjigju
  • Shkodran: 15/05/2024 10:30

    Qent e rrugeve jan ber nje problem kombtar ne gjitha qytetet.Ne Shkoder ke frik te levizesh e sidomos ne darke kur te sulmojne ne turme.Nuk ecen dot ne biciklete se te sulmojne ne cdo moment.Esht ber problem per qytetaret e pastaj dhe penges per turistet qe nuk jan mesuar me pamje e rreziqe te tilla.Ne Shkoder qent i sjellin me kamion nga Mali i zi dhe askush nuk i ndalon.Duhet plan kombtar dhe kontrolle ne kufinj

    Përgjigju
  • Awsdgh: 15/05/2024 10:27

    Kushedi sa njerez marrin rroga ne bashki gjoja sikur merren me problemin e qenve.

    Përgjigju
  • Or tej: 15/05/2024 09:40

    Nuk te pjerdhin fare nqs nuk je turist sepse je qytetar i kategorise se dyte or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?