Foto ilustruese

Një pykë e rrezikshme për të përçarë shqiptarët: Islamistët radikalë në Shkup themelojnë 'Bashkësinë Fetare Selefiste'

20 Shkurt 2021, 07:24| Përditesimi: 20 Shkurt 2021, 07:27

  • Share

Maqedoninë e Veriut dje një ndër lajmet kryesore ka qenë ky: një grup i «besimtarëve myslimanë» ka themeluar dhe regjistruar në Shkup të ashtuquajturën «Bashkësia Islame Selefiste Dar el Hadith».

Me këtë akt synohet ndarja nga Bashkësia Islame e Maqedonisë së Veriut si institucion i vetëm zyrtar që përfaqëson besimtarët myslimanë.

Çuditërisht vendimin për të lejuar regjistrimin e «bashkësisë selefiste» e ka nënshkruar gjykatësja Suzana Donçevska.

Themelimi i kësaj organizate që synon të përfaqësojë paraxhematin mysliman është një veprim i rrezikshëm, që ka për synim me gjasë ngritjen e tensioneve mes besimtarëve myslimanë dhe futjen e një pyke të rrezikshme për të përçarë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka protestuar ashpër kundër vendimit të gjykatëses Donçevska.

Kur bëhet fjalë për maqedonasit sllavë, drejtësia e Shkupit sillet krejt ndryshe dhe nuk lejon përçarjen e besimtarëve.

Siç dihet Kisha Ortodokse Serbe (KOS) dhe Kisha Ortodokse Maqedonase (KOM) prej dekadash nuk pajtohen mbi statusin e Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut.

Në vitin 1950 kisha serbe i dha autonomi kishës maqedonase. Më 1967 kisha maqedonase shpalli autoqefalinë e saj.

Kur në vitin 2002 teologu ortodoks Jovan Vranishkovski u deklarua për unitet kanonik të kishës maqedonase me atë serbe, ai u nxor para gjyqit 5 herë dhe gjithsejtë ka kaluar në burg 5 vjet e 6 muaj.

Mediat në gjuhën shqipe në Shkup njoftojnë se pas «bashkësisë fetare selefiste» qëndron një person me emrin Xhemal Jakupi.

Ai mendohet se është nga Shkupi. Me gjasë atë nuk e pret fati i njëjtë sikur Jovan Vranishkovskin.

Liderët shqiptarë në Maqedoni duhet ta trajtojnë me urgjencë rastin e «rebelimit selefist» për shkak se bëhet fjalë për një tendencë shumë të rrezikshme dhe potencialisht shkombëtarizuese.

Komento

Komente

  • Fillimi: 21/02/2021 11:32

    Ka të drejtë z.Zef,por kjo jo sepse nuk janë,Ma Qe eDhon-ët si Leka i Madh,ishin e janë Autoktonë Shqipfolëse..Tito dhe ish Bullgarët e Hordhive të Genghis Kanit,i kanë lanë në injorancë e pa shkollë Albanofonët! I hapën rrugën e Kurbetit dhe duke qënë Majit pas Të hollave,ikën dhe e lanë shkretë MëmëDheun!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 21/02/2021 11:31

    Bashkesia Fetare Qenefiste?

    Përgjigju
  • zef: 21/02/2021 08:47

    po ca shkombtarizuese thoni. po ti kapesh nje nga nje shqipfolesit ne maqedonine e veriut thone me gojen e tyre qe jane turcelinj. skan lidhje as me shqiperine e as me shqiptaret. urrejne skenderbeun dhe rezistencen 25 vjecare te popullit tone. jane mbetje karvanesh te perandorise otomane te cilet mesuan gjuhen e vendit qe pushtuan dhe ku ngecen pasi u shperbe kalifati. e pare ne kete prizem di tju them se keta turkoshake i dikton pervec sjelljes, kultures, injorances edhe antropologjia. fakti qe jane si vellezrit e majmunit tregon qe skan asnji lidhje me rracen e arbrit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?