Akaki Khorava gjatë rolit në filmin Skënderbeu

Opinion

Një propozim për presidentin Ilir Meta

1 Nëntor 2021, 12:25| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 12:28

  • Share

Dekorimet e figurave të shquara të jetës shqiptare, në art, kulturë, ekonomi, patriotizëm, etj. janë bërë aq të shumta sa emri i tyre përmendet vetëm në ditën e marrjes së medaljeve e pastaj i mbulon pluhuri i harresës.

Por ka edhe emra të tjerë aq të shquar po në këto fusha që njihen nga populli shqiptarë e mbeten të paharruar. Mendoj se një nga këta figura është edhe aktori dhe regjisori i madh gjeorgjian Akaki Khorava.

Nuk ka shqiptar që të mos e ketë parë filmin shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”, i shfaqur për herë të parë më 28 Nëntor 1954.

Pavarësisht ndryshimeve ideologjike mes nesh dhe ish-Bashkimit Sovjetik, apo Rusisë së sotme, pavarësisht armiqësive e miqësive, Skënderbeu i Khoravës mbetet pamja më e gjallë vizive për fantazinë e gjithë shqiptarëve për heroin tonë më të madh kombëtar, simbolin e luftërave për liri e mëvehtësi, figura me të cilën na njohu Europa dhe bota. Khorava lindi më 29 prill 1895 në fshatin Oczchomuri të Gjeorgjisë dhe vdiq më 23 qershor 1972 në Tbilisi.

Krijimtaria e tij është aq e madhe sa nuk ka vend të përmendet këtu. Por për ne, shqiptarët, interpretimi dhe figura e tij madhështore që krijoi në rolin e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, e ka bërë atë aq të dashur sa kujtohet me emocion nga të gjithë Megjithë idetë, fantazitë, dëshirat, projektet, – sidomos me figurën e madhe aktoreske të Bekim Fehmiut, i cili mund të ndërtonte një figurë e rol si ai i Skenderbeut, – edhe sot, pas afro 70 vitesh ideja për krijimin e një filmi tjetër për Heroin tonë Kombëtar nuk është realizuar. Khorava mbeti kështu “Skënderbeu” ynë.

Do të ishte në nderin tonë, të qeverisë e të presidencës shqiptare që t’i akordohet atij, pas vdekjes, një ndër titujt më të lartë të shtetit duke e përkujtuar për kontributin e mrekullueshëm që la për historinë e Shqipërisë.

Skënderbeu shqiptar, përtej gravurave të vjetra, apo monumenteve të tij, mbetet ai i aktorit të madh gjeorgjian.

Përmes kanaleve diplomatike mund të gjenden pasardhësit e trashëgimtarë të tij që të pranojnë dekoratën e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Metal made in albaniston: 01/11/2021 15:18

    te na rroj likja i albonistonit. pa te sdo kishim pune ne teneqegjijte e tirones .pra sa me shume medalje aq me shum pune per ne. arin e vertete e mori gjermoni qe mos qofte .

    Përgjigju
  • redi: 01/11/2021 12:46

    Nje keshille e drejte .Khorava duam sduam ne me te vertete eshte Skenderbeu qe kemi pare, dhe qe do mbetet ne memorjen tone kombetare .Dekorimi i tij nderon cdo shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?