Sylvinho pas ndeshjes

Një pikë na çon në Europian edhe matematikisht? Sylvinho: Me këmbë në tokë

13 Tetor 2023, 00:19| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 13:30

  • Share


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

Trajneri u pyet për pikën që mund të na dërgojë në Europian edhe matematikisht, teksa kërkoi që të tijtë të rrinë me këmbë në tokë pasi është herët për llogarinë.

"Unë nuk besoj te një njeri, besoj te struktura. Jam i kënaqur. Puna nuk bëhet vetëm. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, por nuk jemi në Europian.

Na nevojitet një pikë? E thashë në mars, është një grup i vështirë. Më pas duhet të presim. Në këtë moment është e pamundur për t'u kuptuar. Kemi edhe ndeshjet e tjera që kundërshtarët luajnë në grupin tonë. Le të qëndrojmë me këmbë në tokë", tha Sylvinho.

Me këtë sukses, tanët janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024" që zhvillohet verën që vjen. Tanimë kuqezinjtë në muajin nëntor udhëtojnë për përballjen me Moldavinë në datën 17, teksa më 20 nëntor presim Ishujt Faroe.

Në ndeshjen tjetër të grupit, po sot Polonia mundi 0-2 Ishujt Faroe. Shqipëria me 13 pikë mban kreun e grupit E, duke lënë pas Poloninë me nëntë pikë, Çekinë dhe Moldavinë me tetë pikë dhe Ishujt Faroe me një pikë.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kombëtare spektakolare, Shqipëria fiton 3-0 me Çekinë dhe nis 'fluturimin' për në Europianin 2024


S.DH//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?