Një pemë për mjekun Bledi Nini, i cili humbi jetën nga COVID! Veliaj: Jetoi pak, por u shpëtoi jetën kaq shumë njerëzve (VIDEO)

1 Shkurt 2021, 12:39| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 15:48

  • Share

Mjeku i njohur otorinolaringolog, Bledi Nini, i cili u nda befas nga jeta për shkak të COVID-19, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 49-të. Familjarë, miq, kolegë dhe të afërm të Bledit, së bashku me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën një pemë në kodrat e Parkut të Liqenit, si një mënyrë për të mbajtur gjallë kujtimin dhe veprën që la pas mjeku i njohur.

Veliaj tha se emri dhe kontributi i Bledi Ninit do të mbahen mend gjatë, jo vetëm nga ata që u shërbeu, por nga të gjithë qytetarët vlonjatë, ku ai punoi për një kohë të gjatë, si dhe në Tiranë, ku shërbeu gjatë viteve të fundit.

“Jam shumë i prekur dhe i emocionuar që,së bashku me Vangjelin dhe dy djemtë e tij, me familjarët e mjekut fantastik Bledi Nini, i cili sot do të mbushte 49 vjeç, mbollëm një pemë për të përkujtuar sakrificën e mikut tonë,emrin e tij të mirë,kontributin që dha për shoqërinë tonë, si në Vlorë, ashtu edhe në Tiranë. Bledi vërtet jetoi pak, por ndihmoi pafund njerëz”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se Tirana do t’i nderojë e përkujtojë gjithmonë mjekët që humbën jetën për shkak të virusit.

“Kjo ishte një betejë, e cila u luftua në vijën e parë nga bluzat e bardha, nga ata njerëz që i kemi menduar si prapavijë, por jeta e solli që në këtë sfidë ata të ishin në vijën e parë të luftës, për të na mbrojtur ne të tjerëve. Jam shumë mirënjohës për jetën dhe kontributin e Bledit, por edhe të atyre dhjetëra mjekëve që, në këtë betejë të paprecedentë të këtij shekulli,lanë jetën e tyre, si shërbëtorët dhe luftëtarët kryesorë të kësaj beteje”,nënvizoi Veliaj. 

Dr. Bledi Nini, pjesë e rëndësishme e Shërbimit ORL në QSUT, e humbi betejën me Covid-19 në 25 Nëntor 2020. Me aftësitë profesionale dhe humanizmin e tij u ka shpëtuar jetën qindra pacientëve, të cilëve u rrezikohej jeta. Ai ka marrë pjesë aktive në procesin e edukimit të mjekëve të rinj dhe ka qenë për disa vite nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të ORL.

Dr. Bledi Nini

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olti: 01/02/2021 18:20

    MERRNI VAKSINAT O JU Q..F..TE KINA NENEN,,SE PO VDESIN NJEREZIT--DOKTORET KOT,,,MERRE VAKSINEN NGA RUSIA APO KINA O SHKE---DHATE KRYEMINISTER...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?