‘Një nga ne’/ Rrugëtimi i ri i Doreada Mios në Report Tv, sfidat dhe jeta midis Tiranës dhe Beogradit

27 Shtator 2023, 20:35| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 21:06

  • Share

“Klinika 24” është emisioni që e identifikon. Sfidë për Doreada Mion nuk do të jetë vetëm përzgjedhja e temave të emisionit, por edhe jeta e ndarë midis Tiranës dhe Beogradit.

Rrëfimin e nis me lidhjen e fortë me të dyja kryeqytetet dhe ndjesitë që i fal secili.

Zhvendosja në Beograd nuk ishte e lehtë, por i shërbeu për të reflektuar, për t’u rritur si individ, por edhe për të ndërmarrë vendimin e ndjekjes së studimeve për mjekësi.

Prej 20 vitesh ajo ka qenë në kontakt me mjekët më në zë, të cilët sot janë miqtë e “Klinika 24”, por edhe miqtë e saj më të mirë.

Mëngjesi i shëndetshëm duket se është çelsi i bukurisë dhe energjisë që e karakterizon. Ndjekim takimet e ditës, parapërgatitjet dhe prapaskenat e emisionit, risitë që do të kemi këtë vit në emisionin dedikuar shëndetit që iu shtua departamentit të programacionit të Report TV.

Një rrëfim përtej jetës profesionale, me të gjithë elementët që plotësojnë ditën e Doreadës sa herë kthehet në Tiranë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?