‘Një nga Ne’/ Lindi në Firence, por dëshiron të jetojë në Shqipëri, njihuni me vajzën që i jep jetë objekteve me gurë

29 Nëntor 2023, 21:57| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 23:31

  • Share

Rejmona Baholli, studente e sapo diplomuar për Planifikim dhe Menaxhim Urban, ushtron një profesion që është shumë larg degës që ajo ka mbaruar.

Shpesh herë është në dilemë sesi do të jetë e ardhmja, por një gjë është e sigurt: Nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria, edhe pse ka lindur në Firence.

Dëshiron që potencialin dhe kontributin e saj ta japë në atdhe.

“Nuk dua të largohem nga Shqipëria, jeta edhe këtu është shumë e bukur”, tha ajo në emisionin "Një nga Ne" në Report Tv.

Gjithnjë ka spikatur për durimin, kreativitetin, natyrën detajiste dhe të kujdesshme. Hobi i saj për të realizuar punime me dorë është shndërruar në një profesion të mirëfilltë.

Dëshira për të sjellë risi e shtyu të renë të krijonte portrete me gurë, shishe të personalizuara, termusë për t’i bërë të afërmve dhurata të veçanta.

Në një ditë të zakonshme përpiqet të ndihmojë sadopak edhe prindërit me punën e tyre duke i orientuar drejt marketingut dixhital. Pjesën tjetër të ditës e kalon duke punuar me orë të tëra në punishten e saj.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blerta: 30/11/2023 05:02

    Histori me zhurmues qe nje tv show fantastik i Pandi Lacos. Sidomos rikthimi tek kronikat teatrale te realizmit enverist. Pandi e la emisionin por media jone sot heroike po krijon bazen e re teatrale per te ardhmen. Psh hipokrizia kur citon punishtaren e re se nuk do lere atdhene nderkohe qe atdhe paska nje tjeter....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?