La emigrimin për të kultivuar shalqi, ‘Një nga Ne’ sjell historinë e fermerit fierak: Leku i madh këtu, por varemi nga tregtarët

3 Prill, 20:20
  • Share

Kursimet e jetës i ka investuar në kultivimin e shalqirit. Lulzim Buzi, fermer nga fshati Kallm i Vogël në Fier, mori toka me qira për t’u marrë me bujqësi.

Nuk dihet nëse do të marrë mbrapsht paranë e investuar, por ky fillim muaji është periudha më e rëndësishme dhe me më shumë fluks pune për të.

“Fshati ka shumë punë. Duhet të çohem në 5:30 që t’i përballoj. Deri në 5 prill duhet t’i kemi mbaruar. Fillimisht i mbajmë fidanët 45 ditë në shtëpi”, tregon ai për "Një nga Ne" në Report Tv.

Dikur emigrant në Greqi, sot çdo të ardhur po e investon. Ndërsa sfida kryesore mbetet tregu. Është ende e paqartë nëse do ketë treg mjaftueshëm dhe nëse çmimi që do e shesin do të jetë i kënaqshëm.

“Leku i madh këtu, shpenzim i madh, por nuk e di fiton apo jo. Do hedhësh, do shpenzosh, por nuk e di do marrësh apo jo”

Lëviz me motorrin e tij sa në një tokë në tjetrën për të mbikqyrur proceset sepse të merresh me bujqësi ka rrisqet e veta.

E gjithë dita e tij përqëndrohet tek toka nga mëngjesi deri në mbrëmje. Për emisionin “Një nga ne” tregon si është një ditë mes vështirësive, lodhjes, sfidave, por edhe kënaqësisë kur mundi vlerësohet.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Parajsë për taksa: 04/04/2024 08:58

    Ke ardh se ke ndigju propagandën e ti

    Përgjigju
  • Beni: 04/04/2024 08:28

    Suksese! Bëj dhe ndonjë siguracion se po ti dëmtoi natyra do ia kërkosh shtetit dëmshpërblimin, siç është bërë e rrugës tani.

    Përgjigju
  • Auguri: 03/04/2024 18:46

    Guri randë në vend të vet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?