Një nga grevistët e Poçemës shfaq probleme shëndetësore

16 Shkurt 2020, 10:53| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 15:55

  • Share

1581846924_fieri.jpg
Teksa punonjësit e nënstacionit të Poçemit  kanë hyrë në ditën e katër të grevës së tyre, gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar akoma më shumë. Njëri prej grevistëve ka qenë në gjendje më të rënduar dhe është detyruar që të ndërhyjnë mjekët në mënyrë që gjendja e tij të normalizohet. Ai është vendosur në serum dhe i janë dhënë injeksionet e nevojshme ndërsa më pas ai është rikthyer në grevë.

Ndërkohë grevistët vijojnë të theksojnë se nuk do të ndalen deri në marrjen e 27 rrogave të prapambetura që kanë në kompaninë ku punonin.

"Mendoj të mos flas më fare. Vetëm mjeku na ka ardhur. Fjala jonë po shkon në vesh të shurdhër. Kështu ka ardhur puna. Asgjë s'po kërkojmë. Lekët tona  që të ushqejmë fëmijët. Do ta vuaj nuk lëviz që këtu. Borxhliu më kërkon parat. Nuk kam se çfarë të bëjë." tha një grevist.

"Nuk e dim...ne po vdesim. Me vdekje na nxjerrin që këtu. Nuk kemi ku të shkojmë në shtëpi.

"Po na mashtrojnë duam pagat e prapambetura. Këtu deri në fund të gjithë bashkë siç kemi nisur." tha një grevist tjetër.

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit në Poçem, kanë qenë nën varësi të uzinës së naftës në Ballsh, por nuk janë paguar prej gati 2 vitesh.

Në total janë rreth 600 punonjës të uzinës që janë në protesta për pagat e prapambetura.


Lajmi kryesor:

Katër ditë në grevë urie, rëndohet gjendja e punonjësve të uzinës së naftës në Ballsh (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?