Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj

Një natë pa Beatrixën, ja çfarë i tha Donaldi-Egzonës në oborrin e shtëpisë së 'Big Brother'

22 Janar 2022, 22:00| Përditesimi: 22 Janar 2022, 22:03

  • Share

Beatrix Ramosaj u eliminua mbrëmjen e kaluar nga shtëpia e 'Big Brother Vip' ndërsa në nominim ishte së bashku me Donaldin dhe Einxhel Shkirën.

Më i prekuri nga kjo situatë, padyshim që ishte partneri i Beatrix, Donaldi, me të cilin nisi një romancë brenda kësaj shtëpie.

Teksa diskutonte me banoren tjetër, Egzonën, në oborrin e shtëpisë më të famshe të momentit, Donaldi tha se i dukej çuditshëm pa partneren.

“Sa e çuditshme më duket që nuk është Trixa”, ka thënë Donaldi.

Ndërsa, Egzona u shpreh se nuk u ka mbetur shumë dhe kur të dalë nga 'Big Brother' do të jenë sërish bashkë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?