Ndricim Xhepa

Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH

1 Maj, 22:09| Përditesimi: 1 Maj, 22:13

  • Share

Vetëm një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, aktori i njohur Ndriçim Xhepa ka dhënë dorëheqjen nga ky post, raportojnë mediat.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Xhepën të merrte këtë vendim vetëm pak kohë pasi u zgjodh me shumicë votash në parlament.

Më datë 22 mars, me 95 vota pro, asnjë abstenim apo kundër, Ndriçim Xhepa u votua në Kuvend për të qenë anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, ka shpallur vakancën për anëtar në Këshillin Drejtues të RTSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • anna: 02/05/2024 08:51

    jo Aktori i nderuar jep shume por a degjohej valle?apo sa per figure :(

    Përgjigju
  • Edi25252: 02/05/2024 07:36

    Mirë bëri që dha dorëheqjen .është 70 vjeç i sëmurë dhe pa fuqi . Nuk e kuptoj çfar mund të japi ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?