Momenti i arrestimit

Një muaj pas prangosjes nga RENEA se qëlloi shokun me armë, dërgohet në gjykatë Artur Jakupi

11 Qershor 2020, 21:34| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 21:46

  • Share

Vetëm një muaj pasi është arrestuar nga forcat RENEA në fshatin Godull të Lezhës, prokuroria e Laçit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë, si të pandehur Artur Jakupin (Zgjuni). Ndaj Jakupit, është ngritur akuza e vrasjes me dashje mbetur në tentativë ndaj shokut të tij, Denis Mesi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2019 në një fshat të Laçit, ku i dëmtuari dhe autori i krimit kanë kanë pasur një konflikt për motive të dobëta. 

Të dy personazhet e kësaj ngjarje janë të skeduar nga policia si persona që merren me kultivimin e lëndëve narkotike në zonën e Laçit. Pas ngjarjes Jakupi është larguar me shpejtësi ndërsa ka qëndruar i fshehur, deri në momentin kur ka menduar se nuk do e arrestonte askush dhe ka shkuar në banesën e tij. Por pikërisht në këtë periudhë kur Jakupi ka qëndruar në banesë, kanë hyrë forcat e policisë dhe e kanë arrestuar gjatë një operacioni blic. Mirëpo teksa është shoqëruar në komisariatin e Laçit, policia ka mësuar se Jakupi, ishte në kërkim edhe nga drejtësia italiane, pasi një mandat arresti është lëshuar për këtë person për akuzën e “Vjedhjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Momenti i arrestimit 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?