Foto ilustruese

Një mesazh pozitiv nga Mali i Zi, ka shpërthyer një tifozllëk i madh në Tiranë pas zgjedhjeve

31 Gusht 2020, 21:08| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 21:13

  • Share

As na shkon, as na duhet dhe, as kemi gjë në dorë po të përzihemi me punët e Malit të Zi, ndërkohë që kemi plot halle tonat, të cilat na dalin e na teprojnë edhe për 20 vjet të tjera.

Por meqë ka shpërthyer një tifozllëk i madh në Tiranë, pas zgjedhjeve të atjeshme, është më mirë që ta marrim me pozitivitet atë që ndodhi. Jo thjesht se rezultati është tepër i ngushtë dhe askush nuk vë bast për qeverinë e nesërme apo për ekulibrat e brishtë të pushtetit në Podgoricë.

Por më shumë si një mesazh, që shkon për të “fortët” e përjetshëm anembanë rajonit, të cilët kanë arsye të mjaftueshme të shqetësohen. Sepse e vetmja gjë e sigurt sot në Mal të Zi është që të mëdhenjtë janë në mëshirën e të vegjëlve.

Dhe po ta mendojnë kështu, kam përshtypjen se do të bjerë shumë shpejt edhe kjo dalldia emocionale për zgjedhjet dhe problemet e të tjerëve, por që ngjasojnë jo pak me tonat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?